Prijavi se na naš Broadcast kanal i čitaj o novostima iz kulture i društva ✹ Prijavi se na naš Broadcast kanal i čitaj o novostima iz kulture i društva ✹ Prijavi se na naš Broadcast kanal i čitaj o novostima iz kulture i društva ✹ Prijavi se na naš Broadcast kanal i čitaj o novostima iz kulture i društva ! ✹ Prijavi se na naš Broadcast kanal i čitaj o novostima iz kulture i društva ✹ Prijavi se na naš Broadcast kanal i čitaj o novostima iz kulture i društva ✹ Prijavi se na naš Broadcast kanal i čitaj o novostima iz kulture i društva ✹ Prijavi se na naš Broadcast kanal i čitaj o novostima iz kulture i društva ✹ Prijavi se na naš Broadcast kanal i čitaj o novostima iz kulture i društva ✹ Prijavi se na naš Broadcast kanal i čitaj o novostima iz kulture i društva ✹

Shop    |    Podrži nas    |     Newsletter

Sa ndikon planifikimi urban dhe trafiku në ndotjen e ajrit në Beograd?

Le të krijojmë një eksperiment mendimi: është viti 2022, dhe ju jeni duke paketuar valixhen tuaj për herë të parë që udhëtoni në Beograd në 2041...

31. January 2023

Ndërtimet e egra, zgjidhjet e këqija urbane dhe trafiku janë të lidhura dhe ndikojnë drejtpërdrejt në ndotjen e ajrit, ndaj duhet të përfshijmë të gjithë këta faktorë kur flasim për ndikimin e tyre në cilësinë e ajrit në Beograd.

Plani i cilësisë së ajrit për Beogradin, i cili i referohet periudhës 2021-2031, njeh trafikun si një nga faktorët që kontribuon në ndotjen e ajrit. Megjithatë, shtrohet pyetja nëse zgjidhjet që ofron ky plan për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Beograd janë adekuate?

Nuk mund të flasim për Planin e cilësisë së ajrit pa përmendur Planin e përgjithshëm urbanistik (PPU) sepse vetë Plani i cilësisë së ajrit, ndër të tjera, mbështetet në këtë dokument. PPU -i aktual i Beogradit është miratuar në vitin 2016 me një horizont kohor 2021, që nuk do të thotë se dokumenti ka skaduar, por se fushëveprimi i zhvillimit të drejtuar nga ai është i kufizuar deri në atë vit.

„Për fat të keq, praktika e planifikimit negativ për nënshtrimin e zhvillimit të qytetit ndaj interesave kryesisht ekonomike ka qenë prezente prej kohësh. Prandaj, kur shikojmë vazhdimësinë e planifikimit, do të shohim një zgjerim të vazhdueshëm të tokës ndërtimore për ndërtimin e objekteve dhe komplekseve të reja afariste-tregtare, rezidenciale,objekte ,restorana -turistike, më së shpeshti në kurriz të sipërfaqeve të gjelbra dhe hapësirave publike. Për shkak të mungesës së dialogut social cilësor, pothuajse si rregull ndikimet politike dhe interesat ekonomike mbizotërojnë mbi interesin publik. Pasojat e një qasjeje të tillë vihen re më së shumti në fushën e mbrojtjes së mjedisit, e cila pëson presionin më të madh nga urbanizimi intensiv”, thotë Dragomir Ristanoviq , urbanist i RERI.

E gjithë kjo ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e ajrit, i cili kohëve të fundit është shumë i ndotur në Beograd. Plani i cilësisë së ajrit në Beograd thotë se përqindja e ndotjes së ajrit nga trafiku varion nga 13% në Zemun deri në 40% në zonën përreth Fakultetit  Veterinare. Po ky Plan përmend përmirësimin e trafikut të biçikletave si disa nga masat për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Në mënyrë paradoksale, qyteti i Beogradit buxhetoi zero dinarë për infrastrukturën e çiklizmit në buxhetin e vitit 2023.

„Në radhë të parë, Beogradi ka nevojë për një transport publik modern, të besueshëm, të pastër, ekologjik, të shpeshtë, të degëzuar dhe të aksesueshëm, i cili do të na mundësojë të reduktojmë përdorimin e makinave dhe të gjitha kostot e panevojshme që vijnë me pronësinë dhe mirëmbajtjen e tyre. Ka shumë investime në transportin publik në Evropë, që nuk mund të themi se është rasti në Serbi”, thotë Igor Veliq, inxhinier trafiku.

Elizabet Paunoviq, eksperte e shëndetit publik, beson se ka një sërë shembujsh pozitivë në Beograd dhe qytete të tjera.

Mirëpo, ajo rikujton se që ndikimi të jetë më i lartë, këto aktivitete duhet të bëhen praktikë, e jo të mbeten vetëm shembull.

Le të themi se udhëtimi në kohë është i mundur – dhe se ne mund të teleportojmë veten në vitin 2041. Ajo që do të na presë atje varet nga mënyra se si do të sillemi në momentin aktual. Përfshirja cilësore, e hershme dhe sistematike e publikut mund të parandalojë zbatimin e zgjidhjeve të dëmshme të planifikimit. Dhe më shumë se kaq – zgjidhje të tilla mund të zëvendësohen me propozime më kuptimplota, më të përshtatshme që ekspertët, organizatat joqeveritare dhe vetë qytetarët mund t’i paraqesin në Administratën e Qytetit. Deri në çfarë mase këto propozime do të përfshihen në draftin e ardhshëm, koha do të tregojë, megjithatë, e sigurt është se publiku nuk duhet të neglizhojë të drejtën dhe mundësinë e tij për të ndikuar në diskutimet publike dhe në këtë mënyrë të përpiqet të parandalojë vendimet e dëmshme të marra nga autoritetet.

Preporučeni tekstovi

No Results Found

The page you requested could not be found. Try refining your search, or use the navigation above to locate the post.

No Results Found

The page you requested could not be found. Try refining your search, or use the navigation above to locate the post.

No Results Found

The page you requested could not be found. Try refining your search, or use the navigation above to locate the post.

Pratite nas na:

0 Comments

Submit a Comment

Vaša email adresa neće biti objavljena. Obavezna polja su označena sa *